Mayroal i lumtur me ndeshjen e parë si titullar me Romën

Mayroal i lumtur me ndeshjen e parë si titullar me Romën

09:04, 07/11/2020

Transferuar nga Real Madrid te Roma në orët e fundit të merkatos verore, Borja Mayoral deri më tani ka luajtur vetëm gjashtë minuta në Serie A. Por të enjten në mbrëmje, gjërat ndryshuan. Për herë të parë këtë sezon, sulmuesi spanjoll e nisi si titullar, një ndeshje ku i demonstroi trajnerit të tij se ishte gabuar që nuk e kishte bërë më parë këtë gjë. Nëse Roma nuk hasi në ndonjë vështirësi gjatë këtij takimi të fituar pa pengesa (5-0), qendërsulmuesi i rritur në akademinë e Real,  gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Një ndeshje e parë e vërtetë dhe një performancë që nuk mungoi të komentohej nga shënuesi i dygolëshit në mikrofonat e “Roma TV”.

“Ishte nata që ëndërroja, dy golat e mi të parë me këtë fanellë në Olimpico. Jam shumë i kënaqur me performancën e të gjithë ekipit. Meqenëse fola me trajnerin, menjëherë ndjeva besimin e tij, madje edhe para se të arrija këtu. Është e qartë që më duhet kohë për tu përshtatur me një sistem të ri loje, një kampionat të ri dhe një vend të ri, por prapë ndiej besimin e trajnerit dhe shokëve të mi të skuadrës ” , përfundoi ai që nisi sezonin e tij të enjten mbrëma kundër CFR Cluj në Ligën e Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco