Situatë e paqartë, Uzuni në dyshim për kombëtaren

Situatë e paqartë, Uzuni në dyshim për kombëtaren

08:45, 07/11/2020

Një ndër lojtarët më të pafat të Kombëtares në këtë periudhë është pa dyshim Myrto Uzuni. Pasi arriti formë të mrekullueshme duke qenë protagonist me Ferencvaroshin, ndeshje të mira dhe gola, në tetor humbi mundësinë për të treguar formën në Kombëtare për shkak të një dëmtimi.

Pasi shorti e përplasi në Champions me Mesin dhe Ronaldon, sulmuesi u kontaminua me koronavirus dhe e pati të pamundur të ishte në “Camp Nou”. Së fundmi, ai luajti pak minuta ndaj Ronaldos dhe Juves, por pa pasur stërvitje.

Kësisoj, një lojtar që ka qëndruar 20 ditë i izoluar, është në dyshim nëse do të jetë i pranishëm për ndeshjet e radhës me Kombëtaren apo jo. Sigurisht, kjo jo për mungesë dëshirë të lojtarit, por për pamundësinë ose jo fizike të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco