Sassuolo humb mundësinë për të marrë kryesimin në Serie A, buzëqesh Milani!

Sassuolo humb mundësinë për të marrë kryesimin në Serie A, buzëqesh Milani!

23:27, 06/11/2020

Sassuolo nuk arriti që të merrte vendin e parë në Serie A.

Skuadra e Sassuolos luajti mjaft mirë, por nuk mori më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Udineses. Miqtë u futën në fushë të etur për pikë por çdo tentativë shkoi dëm.

Milani është fituesi i madh i kësaj sfide, pasi siguron vendin e parë ende pa luajtur, Sassuolo ndodhet në vendin e dytë me 15 pikë, 1 më pak se Milani i vendit të parë. Vendi i tretë është i Juventusit me 12 pikë, po aq sa ka Atalanta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco