Flitet për shkarkim nga stoli i Man United, Solskjaer nuk ndjehet i kërcënuar

Flitet për shkarkim nga stoli i Man United, Solskjaer nuk ndjehet i kërcënuar

22:46, 06/11/2020

Mundur në Premier League nga Arsenal për herë të parë që nga viti 2006 fundjavën e kaluar, më pas nga Istanbul Basaksehir në Ligën e Kampionëve, Manchester United  e ka nisur shumë keq sezonit 2020-2021. Nëse në Ligën e Kampioneve situata është e qetë (vendi i 1 me 6 pikë), nuk ndodh e njëjta gjë në kampionatin anglez për “Djajtë e kuq” (vendi i 15-të me 7 pikë). Është koha për të reaguar, por udhëtimi në Everton, një ekip në super formë, mund të jetë i vështirë, veçanërisht pasi cilësia e lojës e shfaqur nga lojtarët e United, lë për të dëshiruar. Ole Gunnar Solskjaer ndoshta luan fatet e së ardhmes së tij në Everton edhe pse ai e mbron veten në konferencën për shtyp.

“Jo shumë kohë më parë ne ishim skuadra më e mirë kur mundëm Leipzig dhe Paris Saint-Germain. Ka ulje dhe ngritje në futboll. Duhet të keni këtë vetëbesim dhe besim te lojtarët tuaj. Nga sa kam parë nga djemtë, ata kanë qenë shumë të përqendruar që kur jemi kthyer (nga Turqia) dhe janë të gatshëm të japin një përgjigje. Kur kaloni periudha të vështira në jetë, e dini se do të vijnë edhe momente të mira. Unë i njoh mjaft mirë këta lojtarë dhe besoj  se do ta japin përgjigjen në fushë",  përfundoi trajneri i Manchester United, duke thënë gjithashtu se ai ishte i sigurt se do të kishte sukses te “Djajtë e kuq”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco