Werder barazon me vështirësi ndaj Kolnit, Rashica nuk shënon!

Werder barazon me vështirësi ndaj Kolnit, Rashica nuk shënon!

22:28, 06/11/2020

Ka përfunduar në “paqe” dueli mes Werder Bremenit dhe Kolnit e vlefshme për javën e 7-të të Bundesligës.

Skuadra ku aktivizohet Rashica nuk mori më shumë se një barazim 1-1 në sfidën ndaj Kolnit. Anësori i Kosovës e nisi takimin si titullar dhe luajti 65 minuta duke goditur disa herë portën e kundërshtarit por nuk ia doli të shënonte.

Moisander në minutën e 65-të shënoi autogol duke iu dhënë miqve avantazhin, ndërsa Bittencourt në minutën e 82-të barazoi shifrat në 1-1.

Me këtë barazim, Werderi renditët në vendin e 7-të me 10 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco