Hitzfeld: Haaland dhe Sancho janë të pabesueshëm, por talenti i së ardhmes është...

Hitzfeld: Haaland dhe Sancho janë të pabesueshëm, por talenti i së ardhmes është...

21:52, 06/11/2020

Kush është talenti i së ardhmes në futbollin ndërkombëtar? Një nga trajnerët më të suksesshëm në futboll u përpoq t'i përgjigjej kësaj pyetje: Ottmar Hitzfeld . "Haaland është lojtar i pabesueshëm përpara portës. Ai është dinamik, i shpejtë dhe ka mentalitetin e duhur. E njëjta gjë vlen edhe për Sancho-n,  i cili ka klasë, teknikë, shpejtësi dhe vizion të jashtëzakonshëm të lojës. Megjithatë, për mua, talenti i së ardhmes është Gio Reyna ”.

Image

Giovanni Reyna, është vetëm 17 vjeç dhe luan për Borussia Dortmund. Talenti portugezo-amerikan ka zhvilluar 11 ndeshje me klubin e Dortmund dhe ka arritur të shënojë dy gola dhe të dhuroi pesë asiste. Gio, është djali i ish-futbollistit Claudio Reyna, i cili në karrierën tij ka luajtur për ekipe si Bayern Leverkusen, Wolfsburg, Rangers, Sunderland dhe Manchester City.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco