Kandidati për presidencën e Barcelonës: Messi duhet të ulë pagën që të rinovojë!

Kandidati për presidencën e Barcelonës: Messi duhet të ulë pagën që të rinovojë!

21:54, 06/11/2020

Kandidati për postin e presidentit të Barcelonës, Toni Freixa ka thënë se Lionel Messi duhet të ulë pagën në mënyrë që të rinovojë me katalanasit.

Në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët, argjentinasit i skadon kontrata dhe është i lirë që në janar të negociojë me klubet tjera. Freixa që synon postin e presidentit theksoi se të gjithë lojtarët duhet të zbresin pagat për shkak se klubi ka probleme financiare.

“Me Leon do bisedojmë qetë, për të parë çfarë është mirë për Barcelonën dhe sigurisht edhe për të. Si me të gjithë lojtarët që do rinovojnë, do bëjmë ofertë per ulje page.

“Nuk duhet ta bindësh Messin me premtime false, duhet ta shikosh në sy dhe t’i tregosh çfarë dëshiron. Ne mendojmë se Messi ka edhe shumë kohë për të luajtur këtu”, deklaroi ai.

Interesim për Messin vazhdojnë të kenë dyshja Manchester City dhe Inter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco