Shkencëtarët të mahnitur nga Ibra, do të studiojnë gjurin e suedezit

Shkencëtarët të mahnitur nga Ibra, do të studiojnë gjurin e suedezit

21:01, 06/11/2020

Kur Zlatan Ibrahimovic ka qëndruar larg fushave për një nëntë muaj pas një dëmtimi të rëndë në 2016-ën, shumë kanë patur dyshime në lidhje me një kthim në nivele të larta të lojtarit.

Suedezi, që në atë kohë luante për Manchester United, ka pësuar dëmtime serioze në ligamentet e gjurit gjatë një përplasjeje në çerekfinalet e Europa League kundër Anderlecht.

Një dëmtim serioz që ka ngritur dyshime në lidhje me vazhdimin e karrierës së tij dhe asnjë nga mjekët që e ka vizituar dhe operuar nuk besonte se do të kthehej më i fortë se më parë.

I vetmi që besonte ishte lojtarit, i cili ka shkruar në rrjetet sociale gjatë asaj periudhe: “Deri tani kam luajtur me një këmbë të vetme, kështu që nuk duhet të jetë një problem”, telesport.

“Një gjë është e sigurt, vendos unë kur është momenti për t’u tërhequr dhe askush tjetër. Dorëzimi nuk është një opsion për momentin. Shihemi shpejt”, ka shkruar Zlatan gjatë periudhës së rikuperimit.

Nuk ishte e qartë në atë kohë nëse do të vazhdonte të ishte një lojtar i Manchester United, por në fund ka zgjedhur të transferohet te LA Galaxy, një lëvizje e guximshme për rikuperimin e tij. Por ka patur të drejtë ai.

Katër vite nga dëmtimi serioz, Ibrahimovic është golashënuesi më i mirë i Serisë A me shtatë gola në katër ndeshjet e para me Milan-in. Sa mund të vazhdojë përpara? Kjo nuk dihet, por shkencëtarët e Universiteti të Pitsburgut duan të zhvillojnë një studim mbi Zlatan Ibrahimovic, pasi ai të ketë përfunduar karrierën.

Mjekët nuk arrijnë të kuptojnë si është e mundur që një futbollist me një dëmtim kaq të tmerrshëm është kthyer në nivele të larta. Gjuri i tij është aq i fortë, sa mjekët kanë thënë se nuk kanë parë kurrë një gjë të tillë.

“Gjuri i tij është thjesht jonormal për një futbollist që ka luajtur në nivele të larta për 20 vite”, ka thënë mjekët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco