Zyrtare/ Shtyhen ndeshjet e fundjavës në Superligën e Kosovës

Zyrtare/ Shtyhen ndeshjet e fundjavës në Superligën e Kosovës

21:00, 06/11/2020

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe klubet anëtare të saj se të gjitha ndeshjet e planifikuara  për t’u zhvilluar këtë fundjavë janë shtyrë për në mesjavë.

Në fakt, me vendimin e ri të Qeverisë aktivitetet e futbollit nuk janë ndërprerë, por FFK e ka vlerësuar si të nevojshme shtyrjen e ndeshjeve të kësaj fundjave, duke pasur parasysh karantimin e 7 qyteteve për fundjavë si masë për menaxhimin më të mirë të situatës me Covid-19 dhe me qëllim të lehtësimit të situatës për klubet dhe zyrtarët e ndeshjeve, të cilët do të mund të hasnin në pengesa gjatë udhëtimit të tyre për ndeshje në qytetet e karantinuara.

Në këtë mënyrë, kampionati do të vazhdojnë në mesjavën e ardhshme, për të cilën klubet do të njoftohen në kohë nga komisionet përkatëse për orarin e ri të ndeshjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco