Xhudistja kosovare Laura Fazliu e mundi atë serbe

Xhudistja kosovare Laura Fazliu e mundi atë serbe

14:57, 05/11/2020

Xhudistja nga Peja Laura Fazliu e ka mundur serben Anja Obradoviq, në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian U-21 "Poreq 2020 e cila po mbahet në Poreq të Kroacisë. 

Takimi ishte në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Derisa më parë xhudistja e mposhti edhe Sudaha Aghanjeva të Azerbajxhanit dhe Rania Drid të Francës.

Ndërsa në finale, Laura Fazliu përballet me çeken, Renata Zachova.

Garuesja kosovare e ka siguruar medaljen e argjendtë, ndërsa do të luftojë për të artën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco