Erling Haaland vazhdon të jetë në qendër të zërave të merkatos, me sulmuesin e talentuar norvegjez të Dortmundit që pëlqehet nga disa prej klubeve më të mëdha të Europës.
Megjithatë, tifozët e klubit verdhezi mund të qëndrojnë të qetë, pasi siç deklaron shefi ekzekutiv i klubit, Hans-Joachim Watzke, Haaland nuk ka asnjë klauzolë largimi nga Dortmundi dhe dëshira e vetë futbollistit dhe e drejtuesve të Borussias është që ai të qëndrojë gjatë në “Signal Iduna Park”.
Në këtë fillim sezoni me Dortmundin, Haaland ka realizuar 9 gola mes Bundesligës dhe Champions League.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: