Sfida mes skuadrave prishtinase

Sfida mes skuadrave prishtinase

10:54, 05/11/2020

Liga e Parë vazhdon me ndeshje interesante, ku do të zhvillohet xhiroja e dytë në këtë rang të garave.

Të enjten do të ndeshen dy skuadrat prishtinase, Prishtina e RE dhe AS Prishtina, një takim mjaft interesant, ku AS Prishtina është favorite.

Të shtunën do të zhvillohen tri përballje. Marigona Hill Prishtina që e ka nisur me fitore do të ndeshet me Lipjanin që pësoi humbje në xhiron e parë. 

Feronikeli-Megasport është po ashtu një takim tjetër interesant, derisa RC Cola Drita që synon të hyjë në Superligë do të ndeshet me New Basket. 

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është në mes Istogut dhe Vushtrrisë, që do të zhvillohet të dielën. 

Liga e Parë - Java 2

E enjte 
19:30 Prishtina RE - AS Prishtina  

E shtunë 
13:15 Marigona Hill Prishtina - Lipjani
17:00 Feronikeli - Megasports
18:00 RC Cola Drita - New Basket

E diel 
14:00 Istogu - Vushtrria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco