Nuk mund të kishte vend më të mirë se Parisi për të arritur 1000 fitore në karrierë (e para në vitin 2002).
Rafa Nadal u mundua shumë për të mposhtur shokun e tij, Feliciano Lopez, në një duel që zgjati 2 orë e 39 minuta lojë.
Tenisti nga Mallorca kaloi në raundin e dytë të turneut Paris Bercy dhe u bë lojtari i katërt që arriti një numër katërshifror fitoresh në turnetë ATP.
Më mirë se ai kanë bërë vetëm Jimmy Connors, Roger Federer dhe i madhi Ivan Lendl.
Ndeshja kundër Feliciano Lopez nuk ishte formalitet. Pavarësisht se tenisti që kishte përballë ishte 39 vjeç, mbetej rival i respektuar. Njihen mirë me njëri-tjetrin, madje janë miq.
Nadal e nisi keq përballjen, duke u thyer në shërbim që në game-n e parë e për rrjedhojë e humbi setin hapës 4-6.
Edhe më i ekulibruar seti i dytë, të cilin Nadal e fitoi me vështirësi në “tiebreak” 7-5.
Në setin e final, Nadalit i mjaftoi game i parë i fituar me shërbimet e kundërshtarit, për ta mbyllur 6-4 dhe të gjithë ndeshjen 2-1 me sete.
Në raundit e dytë Nadal do të përballet me australian Jordan Thompson.
1000 fitore në karrierë! Një moment historik dhe i jashtëzakonshëm në Paris, në qytetit më të dashur për spanjollin, pasi aty ka fituar plot 13 herë Roland Garros (i fundit, 11 tetorin e kaluar).
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: