Barcelona ka marrë një fitore 2-1 ndaj Dynamo Kyiv.
Për skuadrën katalanase kjo është fitorja e tretë në fazën e grupeve të Champions League.
Lionel Messi në minutën e 5’, i dha avantazhin Barcelonës duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 65’, Gerard Pique shënoi për 2-0. Miqtë u rikthyen në lojë, kur 22 vjeçari Viktor Tsygankov ngushtoi avantazhin në 2:1, kur shënoi në minutën e 75’.
Në minutat e mbetura nuk pati asnjë ndryshim, me Barcelonën që regjistroi fitoren e radhës.
Të gjitha rezultatet e ditës së mërkurë në Champions League:
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: