Tare: Kaosi me tamponët? Kemi bërë rregullisht...

Tare: Kaosi me tamponët? Kemi bërë rregullisht...

19:59, 04/11/2020

Drejtori Sportiv i Lacios Igli Tare, përpara sfidës me Zenitin në Champions ka sqaruar për kaosin e ndodhur për mungesat e tamponave për tri lojtarët bardhekaltër, të cilët ishin në dispozicion ndaj Torinos në kampionat por jo për sfidën delikate europian:

“Kemi bërë rregullisht tamponat javën e kaluar. I kemi ribërë të premten dhe të shtunën të cilët ishin negativ dhe të dielën luajtën. Dje ndodhi e njëjta gjë si një javë më parë me Pereiran dhe ajo para asaj me Hodin.

Imobile do të jetë ndaj Juves? Po, besojmë se do të luajë sepse tamponi i kryer pas asaj të UEFA-s rezultoi negativ njësoj si i Lukas Leivas por edhe i Strakoshës. Është rast i njëjtë si ajo e Interit me Hakimin.”, përfundon fjalën e tij Igli Tare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco