Zyrtare/ Pepe zgjat kontratën me klubin e Porto-s

Zyrtare/ Pepe zgjat kontratën me klubin e Porto-s

18:15, 04/11/2020

Një “plakush” po reziston. Në moshën 37 vjeçare, Pepe po luante sezonin e tij të fundit me skuadrën e Portos, pasi kontrata i skadonte në qershor të viti 2021.

Të gjithë mendonim se mbrojtësi portugez do të tërhiqej nga futbolli. Mirëpo, diçka e tillë nuk do të ndodhi, pasi ditën e sotme është zbuluar dhe e ardhmja e Pepe-s (njw ditw pas fitores së Portos 3-0 kundër Marsejws në Ligën e Kampionëve).

Lojtari, i cili u kthye te klubi portugez dimrin e kaluar, pas një eksperience të parë midis viteve 2004 dhe 2007, e zgjati aventurën me Porto-n edhe për dy sezone.

Pepe ka firmosur me Dragonjtë deri në vitin 2023 (atëherë ai do të jetë 40 vjeç). Një shembull i jetëgjatësisë në nivelet më të larta për dikë që ka luajtur dymbëdhjetë ndeshje që nga fillimi i sezonit, përfshirë 5 me kombëtaren portugeze.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco