Do largohet nga Bayern, ja kushti i vendosur nga Alaba

Do largohet nga Bayern, ja kushti i vendosur nga Alaba

16:50, 04/11/2020

Sot, Hasan Salihamidzic , drejtori sportiv i Bayern Munich , njoftoi se David Alaba do të largohet, falas nga klubi kampion i Europës në fund të sezonit.

Alaba ka vendosur të refuzojë kontratën tre-vjeçare, nga e cila do të përfitonte 10 milion euro në sezon te klubi bavarez. "Gjëja më e keqe - tha Salihamidzic - është që një lojtar i këtij niveli largohet nga klubi falas".

Po ku mund të shkojë Alaba tani? Të gjithë klubet më të rëndësishme europiane janë padyshim të interesuar për nënshkrimin me mbrojtësin austriak.

Sipas medieve italiane skuadra si Juventus dhe Inter kanë shfaqur interes për të. Megjithatë, sipas asaj që raporton 'Fcinternews'  të gjithë klubet duhet të plotësojnë kërkesat e larta ekonomike të kërkuara nga Alaba. Sipas medias në fjalë, mbrojtësi 28 vjeçar dëshiron 15 milionë euro në sezon për 4 vitet e ardhshme për të nënshkruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco