Egbo reagon pas fitores me Kukësin: Fillimi i mbarë, gjysma e punës

Egbo reagon pas fitores me Kukësin: Fillimi i mbarë, gjysma e punës

15:56, 04/11/2020

Emanuel Egbo është shfaqur shumë i kënaqur për fitoren e Tiranës 2-0 ndaj Kukësit.

Për mikrofonat e “Supersport” ai është shprehur se skuadra bëri ato që kishte kërkuar trajneri, teksa shprehet se nuk ishte i lumtur me atë që ekipi tregoi në fundin e pjesës së parë.

“Është një fillim i mbarë, siç i dhashë edhe çunave. Fillimi i mbarë është gjysma e punës. Ata ia dolën të tregojnë paraqitje shumë të mirë, duke treguar shpirt gare. Nëse Muçi do kishte shënuar golin e tretë në rastin që kishte, do isha më i qetë.

Tani nuk janë më lojtarët e rinj, pasi ata kanë mbi një muaj e gjysmë këtu. Ata janë paraqitur shumë mirë sot, por edhe pjesa tjetër e ekipit luftuar për njëri-tjetrin, pikërisht si një ekip kampion.

Unë dua një ekip dhe jo lojtarë individuale dhe pikërisht këtë bëmë sot. Nga fundi i pjesës së parë, kur po fitonim 2-0 kaluam në eufori. Ata duhet ta menaxhojnë më mirë lojën. Futbolli ka treguar se nuk je kurrë i sigurt, pasi edhe Milani në finale e kishte mbyllur 3-0 pjesën e parë, por u barazua në pjesën e dytë.

Ngo? Nuk kemi humburi pikën e referimit. Kemi Derrik këtu. Jam i bindur që do bëhet një lojtar i madh që do e duan shumë skuadra. Është ende shumë herët për ta gjykuar. E rëndësishme është që sot e fituam ndeshjen, të tjerat nuk më interesojmë.

E zgjidhëm shumë shpejt ndeshjen. E dimë që duhet ta shfrytëzojmë çdo rast dhe lojtarët këtë bënë. Najdovski në mesfushë? Jam shumë i kënaqur, jo vetëm me të, por me të gjithë skuadrën. Nuk është vetëm ai që bëri mirë, por të gjithë.”, u shpreh Egbo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco