VIDEO/ Tirana e nis si kampione, dështon Partizani me debutuesit e Superiores

VIDEO/ Tirana e nis si kampione, dështon Partizani me debutuesit e Superiores

15:41, 04/11/2020

Tirana ka mposhtur Kukësin në kryendeshjen e javës së parë të Kategorisë Superiore me rezultatin 2-0, falë dopjetës të futbollistit maqedonas Filip Najdovski.

Të dy golat shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, u realizuan me kokë nga maqedonasi, pas harkimeve nga krahu i majtë i goditjes së këndit.

Një nisje fantastike kjo për kampionët në fuqi të Superiores, edhe pse me 6 mungesa në formacion, arritën të mposhtnin verilindorët e Skënder Gegës, të cilët janë në letër një ndër skuadrat më të forta të kampionatit.

Në Kamzë, Partizani dështoi përballë Kastriotit debutues. Të kuqtë humbën 2-1, duke i bërë një nisje aspak të mirë sezonit të ri.

Da Silva (19’) dhe Rezi (87’) shënuan për krutanët, ndërsa  Asani (65’) për ekipin e drejtuar nga Ilir Daja.

Takimi tjetër i luajtur në orën 13:45 ishte ai midis Bylisin dhe Laçit, i cili përfundoi në barazim 1-1.

Java e parë e Superiores do të kompletohet me sfidat Teuta-Skënderbeu dhe Vllaznia-Apolonia, që do të luhen në orën 16:45.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco