Asnjë fitore në 3 ndeshjet e para të grupit, Conte si Mourinho në vitin e tripletës së Interit

Asnjë fitore në 3 ndeshjet e para të grupit, Conte si Mourinho në vitin e tripletës së Interit

15:33, 04/11/2020

Interi doli pa pikë në ndeshjen e djeshme të Champions League përballë Real Madrid në Spanjë.

Zikaltrit ishin në disavantazh 0-2, megjithatë barazuan gjithçka në shifrat 2-2.

Por, Los Blancos gjetën golin e fitores me Rodrigo dhe tashmë Interi është në vendin e fundit në grup me vetëm dy pikë, teksa rrezikon seriozisht për të mos kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Një kualifikim i munguar për në raundin tjetër mund të vendosë në rrezik edhe postin e trajnerit Antonio Conte, megjithatë ky i fundit mund të tentojë të përsërisë historinë e Jose Mourinhos.

Edhe në sezonin 2009-2010, viti i tripletës, Interi nuk i fitonte tre ndeshjet e para të grupit, por fundi ishte i lumtur.

Tashmë zikaltrit shpresojnë të përsërisin historinë teksa iu mbetet të fitojnë tre ndeshjet e radhës në grup, ndërsa sfidën e radhës e kanë sërish me Realin, këtë herë në Milano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco