Ish-mbrojtësi i Kukësit i jep fitoren skuadrës së tij në Kinë

Ish-mbrojtësi i Kukësit i jep fitoren skuadrës së tij në Kinë

15:01, 04/11/2020

Albi Alla është përshtatur shumë mirë në Kinë që pas transferimit të tij në Lindjen e Largët në shkurt të 2019-ës.

Ish-mbrojtësi i Kukësit jo vetëm që është shumë efikas dhe i sigurt në fazën mbrojtëse, por bën edhe sulmuesin në ndeshje të caktuara për skuadrën e tij Shaanxi Changan.

Këtë të mërkurë Alla realizoi me kokë golin e fitores për Shaanxi Changan në sfidën ndaj Nantong Zhiyun.

Në minutën e 86-të Alla kërceu më lart se të gjithë duke mposhtur me një goditje të bukur me kokë portierin kundërshtar dhe duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme ekipit të tij në garën për mbijetesë në ligën e parë kineze, aty ku tashmë aktivizohen edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë Vasil Shkurtaj dhe Jahmir Hyka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco