Kastrioti-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

Kastrioti-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

13:27, 04/11/2020

Kastrioti e Partizani e nisin kampionatin përballë njëri-tjetrit, në ndeshjen e cila do të luhet ditën e sotme duke filluar nga ora 13:45, në stadiumin e Kamzës.

Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin.

Partizani që këtë sezon do të drejtohet nga trajneri Ilir Daja, do të kërkojë vetëm fitoren ditën e sotme, për ta nisur kampionatin me këmbën e duhur, ndërsa te Kastrioti do ishin të kënaqur edhe me një barazim, teksa kjo u konfirmua edhe nga vetë trajneri i krutanëve, Ramazan Ndreu, i cili tha një ditë më parë se do ishin të lumtur edhe me një pikë.

Formacionet zyrtare

Kastrioti: Hidi, Bojom, Husein, Çela, Prodani, Okebugu, Bardhi, Mehmeti, Moraes, Rezi, Da Silva

Trajner: R. Ndreu

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Hyseni, Broja, Asani, Bardhi, Mala, Solomon

Trajner: I. Daja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco