Sezoni i ri i Superligës nis me kryendeshjen Tirana-Kukësi, e cila do të luhet në orën 13:45 në Korçë.
Kampionët luajnë me nënkampionët pa gjashtë titullarë. Idriz Batha dhe Agustin Torasa të dënuar nga Disiplina për ofendim të gjyqtarëve nuk janë falur nga Komisioni i Apelit.
Marsel Ismajlgeci përfundimisht e humbet sfidën e sotme, ashtu si Kale, Torasa, Çelhaka, Batha e Toshevski.
Ndërkohë për sa i përket verilindorëve të Gegës, ata do të luajnë me tredhëmbësh në sulm.
Matheus, Limaj dhe Taipi do të formojnë treshen e mesfushës.
Për sa i përket portës, ajo i është besuar Xhikës.
Formacionet zyrtare
Tirana: Bekaj, Toli, Vangjeli, Hoxhallari, Vrapi, Najdovksi, Gyamfi, Cobbinah, Muçi, Danso, Sasraku
Trajner: Emanuel Egbo
Kukësi: Xhika, Lulaj, Horic, Hetemaj, Demiri, Limaj, Matheus, Taipi, Ibraimi, Gashi, Eze
Trajner: Skënder Gega
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: