Interi pa Lukakun edhe në Serie A

Interi pa Lukakun edhe në Serie A

12:37, 04/11/2020

Interi luan mirë, por rezultatet mungojnë dhe përveç startit të dobët në kampionat, kanë komplikuar totalisht edhe kalimin e grupit në Ligës e Kampionëve, pas humbjes së djeshme në “Alfredo Di Stefano” ndaj Realit të Madridit.

Në fundjavë zikaltrit i pret një tjetër transfertë e vështirë, ajo ndaj Atalantës së Gasperinit, që ashtu si Interi, nuk po kalon një moment të mirë në këtë fillim sezoni dhe mbrëmë humbi thellë 0-5 në shtëpi përballë Liverpool.

Në transfertën bergamaske, Antonio Conte do të duhet të shkojë sërish pa liderin e sulmit, Romelu Lukaku, i cili nuk udhëtoi as në Madrid, ndërsa ditën e djeshme ka bërë vetëm terapi dhe nuk ka zbritur në fushë për stërvitje.

Sulmuesi belg pritet të lihet pushim edhe këtë fundjavë, si dhe të mos udhëtojë në grumbullim me Belgjikën, me qëllim që të shfrytëzojë ndërprerjen për t’u rikthyer në formë optimale në pjesën e fundit të muajit, ku e presin impenjime shumë të rëndësishme me fanellën zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco