Hendbollistët e Kosovës përballen me ata të Malit të Zi për kualifikimet e Euro 2022

Hendbollistët e Kosovës përballen me ata të Malit të Zi për kualifikimet e Euro 2022

12:03, 04/11/2020

Sonte në ora 20.30, Kombëtarja e Kosovës në hendboll  e luan ndeshjen e parë të kualifikimeve për "Euro 2022"  në Podgoricë kundër ekipit të Malit të Zi. 

Derisa në palestrën e bukur në kompleksin Bemax Arena në Podgoricë, Kombëtarja jonë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Malin e Zi. 
Ndeshja Mali i Zi - Kosova luhet sonte nga ora 20:30 në të njëjtën palestër. Kombëtarja jonë sot ka udhëtuar për në Podgoricë, ndërsa djemtë tanë janë të motivuar për të dhënë maksimumin. 

Kombëtares i mungojnë lojtarë si Haris Berisha, Drenit Tahirukaj, Endrit Abdullahi, Petrit Prekazi, Oltion Beshiri, Flamur Gërbeshi, Albin Xhafolli, Lindrit Fetahu e Fatlum Ahmeti, që ishin në grumbullimin e kaluar. Portieri Berisha u lëndua në stërvitjen e fundit në Prishtinë.

Por janë kthyer emra të  rëndësishëm kurse ka edhe debutues. Të gjithë lojtarët që janë në dispozicin të trajnerit Javier Cabanas dhe ndihmësve të tij, Arben Muqolli e Veton Hajrizi, premtojnë angazhim për çdo top, nga fillimi e deri në fund.

Me ndeshjen në Podgoricë hapet faza e dytë kualifikuese për "Euro 2022".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco