Ndeshjet e sotme në Champions League, Ronaldo ‘debuton’ kundër Ferencvaroshit

Ndeshjet e sotme në Champions League, Ronaldo ‘debuton’ kundër Ferencvaroshit

11:53, 04/11/2020

Mbrëmjen e sotme do të ketë sërish Champions League. Kompeticioni më i rëndësishëm për klube vendos përballë skuadrën e Myrto Uzunit, Ferencvarosh, me Juventusin.

Por, në këtë përballje sulmuesi shqiptar pavarësisht se e ka kaluar COVID-19, nuk do të ketë mundësi të zbresë në fushë për shkak se nuk është në kondicionin e duhur fizik.

Kështu, përballja e tij me idhullin Cristiano Ronaldo shtyhet për ndeshjen e kthimit në Torino.

Nga ana tjetër, italianët do të kërkojnë me ngulm të lënë pas disfatën me Barcelonën, teksa për herë të parë do të kenë në dispozicion për Champions, Ronaldon.

Portugezi është gati pas koronavirusit dhe këtë e tregoi me dy golat në kampionat.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme zbret në fushë edhe Chelsea, që pret Rennes, ndërsa nga ana tjetër, një tjetër angleze, Manchester United, luan në transfertë ndaj turqve të Bashaksehir.

Sakaq, Lazio, pa Strakoshën ka zbarkuar në Rusi, ku ndeshet me vendasit e Zenit.

Më poshtë mund të shihni tabelën me ndeshjet që do të luhen sot në Champions League.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco