Erling Haland e duan të gjithë, Lothar Mathaus zbulon klubin që mund ta blejë

Erling Haland e duan të gjithë, Lothar Mathaus zbulon klubin që mund ta blejë

10:16, 04/11/2020

Sulmuesi i talentuar norvegjez, Erling Haaland, po vijon të shkëlqejë me fanellën e Borussias së Dortmundit, të cilën e ka veshur në 27 ndeshje zyrtare gjatë vitit 2020 dhe ka arritur të shënojë 24 gola, një mesatare kjo vërtetë e jashtëzakonshme.

Verdhezinjtë blenë sulmuesin gjatë merkatos së dimrit të kaluar nga austriakët e Salzburg, megjithatë duket se Haaland nuk do të qëndrojë gjatë në “Signal Iduna park”, pasi klubet më të mëdha europiane janë gati të bëjnë “çmenduri” për të marrë kartonin e tij.

Së fundi ka qenë ish-futbollisti gjerman, Lothar Mathaus, që në një intervistë për mediat vendase ka deklaruar se sulmuesi do të lërë Dortmundin verën e ardhshme, duke zbuluar edhe disa nga emrat e skuadrave që kërkojnë atë.

“Po bën shumë mirë dhe jam shumë i sigurt që do të largohet verën e ardhshme. Me informacionet që kam janë disa klube si Reali i Madridit, Barcelona, Manchester United dhe Liverpool, por këta të fundit janë dukshëm të avantazhuar për të marrë shërbimet e tij”, u shpreh Mathaus.

Sulmuesi u transferua te Borussia e Dortmundit për shifrën e 20 milionë eurove janarin e kaluar, por tani verdhezinjtë shpresojnë të arkëtojnë të paktën 100 milionë euro nga kartoni i tij, shifër kjo shumë e madhe, por mosha dhe forma e Haaland duket se e justifikojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco