Më në fund nis Superliga, ndeshjet dhe oraret e ndeshjeve që do të luhen sot

Më në fund nis Superliga, ndeshjet dhe oraret e ndeshjeve që do të luhen sot

08:54, 04/11/2020

Merr fund pritja, rikthehet të luhet përsëri Kategoria Superiore.

Ditën e sotme do të luhet java e parë e kampionatit, teksa që në start do të kemi përballje interesante.

Kryesfida padyshim është Tirana-Kukësi, një ndeshje mes kampiones dhe nënkampiones së sezonit të kaluar.

Pritet një përballje spektakolare mes të dyja ekipeve që do të kërkojnë ta nisin kampionatin me këmbën e mbarë.

Përballje tjetër spektakolare do të jetë edhe ajo mes Teutës dhe Skënderbeut në “Niko Dovana”, ku të dyja skuadrat luajnë për rezultat pozitiv.

Partizani e nis kampionatin ndaj Kastriotit që u ngjit këtë sezon në Superiore, me ndeshjen që do të luhet në stadiumin e Kamzës.

Superliga/ Java e parë

Tirana –Kukësi                       ora 13:45 (Në Korçë)

Kastrioti-Partizani                  ora 13:45 (Në Kamzë)

Bylis-Laçi                               ora 13:45 (Në Ballsh)

Teuta-Skënderbeu                  ora 16:45 (Në Durrës)

Vllaznia-Apolonia                  ora 16:45 (Në Shkodër)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco