'Aventura e Shkodran Mustafit me Arsenalin ka përfunduar'

'Aventura e Shkodran Mustafit me Arsenalin ka përfunduar'

07:49, 04/11/2020

Legjenda e Arsenalit, Kevin Campbell beson se aventura e qendërmbrojtësit Shkodran Mustafi me klubin londinez ka ardhur në fund.

 

Shqiptari që përfaqëson Kombëtaren e Gjermanisë i skadon kontrata në fund të edicionit, derisa kërkohet me ngulm nga Lazio e AC Milan.

Lojtari ka pranuar se dëshiron të rinovojë me “Topçinjtë”, mirëpo Campbell beson se gjithçka ka mbaruar.

“Është e kryer. Mendoj që ka mbaruar nga dy anët. Është e vështirë që lojtarët ta pranojnë, por ne e dimë si janë tifozët. Nëse bën gabim tifozët do jenë kundër teje, por nëse luan mirë do të jenë me ty”.

“Kjo është mënyra e nivelit të lartë. Mustafi ka pasur një aventurë të mirë të Arsenali, por i ka ardhur fundi”, u shpreh ai.

Interesim në të kaluarën për Mustafin ka treguar edhe gjiganti turk, Galatasaray.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco