Champions/ Real Madrid merr fitore dramatike ndaj Interit

Champions/ Real Madrid merr fitore dramatike ndaj Interit

22:55, 03/11/2020

Real Madridi ka marrë një fitore dramatike në duelin ndaj Interit.

Të besuarit e Zinedine Zidanes mposhtën zikaltrit me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të në Champions League.

Ishte Karim Benzema që përfitoi nga gabimi në mbrojtje i Achraf Hakimit duke kaluar portierin dhe zhbllokuar rezultatin në minutën e 25′. Pas 8 minutave, Sergio Ramos dyfishoi shifrat, ndërsa një aksion i bukur dhe super asistim i Barellas bëri që Martinez të ngushtojë avantazhin në 2-1. Në pjesën e dytë, Ivan Perisic barazoi shifrat pas asistimit të Lautaro Martinezit (68′). Golin e fitores për Realin e shënoi Rodrygo në minutën e 80-të.

Pas këtij triumfi, Reali ngritët në vendin e 3-të me 4 pikë të grumbulluara, ndërsa Interi pozicionohet e fundit me vetëm 2 pikë.

Ja të gjitha rezultatet e ditës së martë në Champions League:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco