Bayern Munich ka mposhtur me rezultatin e thellë 6-2 RB Salzburgun në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në fazën e grupeve të Champions Leagues.
Futbollisti kosovar Mërgim Berisha në minutën e katër zhbllokoi rezultatin duke shënuar në portën e Manuel Neuerit. “Bavarezët” u rikthyen shpejtë në lojë, pasi Robert Lewandowski në minutën e 21-të nga pika e bardhë barazoi rezultatin, kurse dolën në avantazh 2-1 pas autogolit të Kristensenit.
Në pjesën e dytë, vendasit përsëri realizuan të parët përmes Okugawa që barazoi gjithçka (66′). Por, zëvendësimet e Flick ndryshuan ndeshjen. Boateng në minutën e 79-të riktheu avantazhin, kurse pas katër minutave Sane shënoi golin e katër.
Lewandowski realizoi sërish për të thelluar shifrat (2 – 5) në minutën e 88-të, ndërsa në fundin e ndeshjes Lucas Hernandez vulosi fitoren (90+2’).
Pas kësaj fitore, Bayerni është lider me 9 pikë të plota në tri ndeshje, kurse Salzburg qëndron e fundit në grup me vetëm 1 pikë.
Ja të gjitha rezultatet e ditës së martë në Champions League:
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: