Manipulim me tamponet, hapet hetim për Lazion

Manipulim me tamponet, hapet hetim për Lazion

21:03, 03/11/2020

Prokuroria Federale pranë Federatës Italiane të Futbollit ka nisur një hetim ndaj Lazios, pasi dyshohet se bardhekaltrit kanë falsifikuar tamponët e disa futbollistëve, mes të cilëve Thomas Strakosha, Ciro Immobile dhe Lucas Leiva.

Të tre këta futbollistë dolën pozitivë në testet e kryera nga UEFA një javë më parë, në prag të transfertës belge ndaj Club Brugge, por më pas klubi raportoi se kanë dalë negativë gjatë ritestimit dhe i pati në dispozicion për ndeshjen e fundjavës në transfertë ndaj Torinos.

Portieri shqiptar qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol, ndërsa mesfushori Lucas Leiva dhe sulmuesi Ciro Imobile u aktivizuan në pjesën e dytë, duke ndikuar jo pak në përmbysjen e rezultatit dhe triumfin 3-4.

Megjithatë të tre këta futbollistë nuk kanë udhëtuar me skuadrën drejt Rusisë, ku Lazio do të përballet nesër me Zenit Shën Petërsburg, ndaj dyshimet janë që klubi italian po shmang qëllimisht testet e UEFA-s për këta lojtarë.

Kujtojmë që testet për garat europiane organizohen nga UEFA, ndërsa ato para ndeshjeve të kampionatit, kryhen nga vetë klubit, ndaj në rastin konkret dyshimet janë që Lazio mund të ketë manipuluar përgjigjet për Strakoshën, Immobilen dhe Lucas Leivën, për t’i pasur në dispozicion në kampionat.

Nëse diçka e tillë do të provohet, atëherë jo vetëm që Lazio rrezikon një dënim të ashpër me heqje pikësh e gjobë të lartë monetare, por do të vihej në dyshim zbatimi i protokollit të miratuar për Serinë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco