Atletico barazon ndaj Lokomotivës, Monchengladbach shkatërron Shakhtarin

Atletico barazon ndaj Lokomotivës, Monchengladbach shkatërron Shakhtarin

20:53, 03/11/2020

Atletico Madridi ka barazuar 1-1 në ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës, në përballjen e zhvilluar të vlefshme për javën e 3-të në Champions League.

Ishte Jose Gimenez që në minutën e 18-të realizoi gol shumë të bukur me kokë nga largësia prej 12 metrave. Por, gëzimi i “Los Rijoblancos” zgjati vetëm 7 minuta sepse Miranchuk nga pika e bardhë barazoi shifrat.

Në minutat në vazhdim, të dy skuadrat provuan, por nuk ia dolën t’i konkretizojnë rastet. Pas kësaj ndeshje, Atletico renditet në vendin e dytë me 4 pikë të grumbulluara.

Në krahun tjetër, Borussia Monchengladbach ka ‘shkatërruar’ Shakhtar Donetsk duke e mposhtur në udhëtim me rezultatin 0 – 6.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco