Formacionet zyrtare/ Atalanta - Liverpool, Gjimshiti e nis si titullar

Formacionet zyrtare/ Atalanta - Liverpool, Gjimshiti e nis si titullar

20:02, 03/11/2020

Në orën 21:00, në “Geëiss Arena”, luhet sfida midis Atalantës dhe Liverpool, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Bergamaskët vijnë pas një barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Ajax dhe kanë 4 pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa anglezët kryesojnë me 6 pikë të plota, pas fitoreve ndaj Ajax dhe Midtjylland.

Për ndeshjen më të rëndësishme të fazës së grupeve, Gasperinit i duhet të bëjë pa dy lojtarë të rëndësishëm, siç janë: De Roon dhe Gosens. Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti do të luaj nga minuta e parë për zikaltërit në këtë sfidë.

Nga ana tjetër, Klopp vuan mungesën e lojtarëve si Virgil van Dijk, Thiago Alcantara, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Fabinho. Tek "të kuqtë" bie në sy aktivizimi nga minuta e parë i të riut, Rhys Williams.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco