Iu përgjysmua skuadra, merret vendimi për Barcelona - Dinamo Kiev

Iu përgjysmua skuadra, merret vendimi për Barcelona - Dinamo Kiev

19:50, 03/11/2020

Trembëdhjetë, është numri i lojtarëve në dispozicion të Dinamo Kiev për ndeshjen kundër Barcelonës. Ky është minimumi i autorizuar nga UEFA. Këtë pasdite, pjesës tjetër të klubit ukrainas iu desh të kalonte një provë të re. Nëse do të kishte vetëm një rast pozitiv, takimi do të ishte shtyrë.

Mirëpo, siç shpjegon “Cadena SER” , sfida do të luhet, pasi askush nga lojtarët e testuar këtë pasdite nuk ishte pozitiv. Prandaj ata do të jenë në gjendje të stërviten sonte dhe të luajnë nesër ndeshjen kundër katalanasve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco