Pirlo flet para duelit në Champions: Po kërkojmë ta përmirësojmë lojën!

Pirlo flet para duelit në Champions: Po kërkojmë ta përmirësojmë lojën!

18:54, 03/11/2020

Juventus do të kthehet në fushë të mërkurën në mbrëmje për ndeshjen e Champions League kundër Ferencvaros. Para ndeshjes, trajneri Andrea Pirlo tha se skuadra e tij po kërkon të përmirësohet ndeshje pas ndeshje.

“Është e rëndësishme të çojmë përpara lojën tonë. Po kërkojmë ta përmirësojmë lojën ndeshje pas ndeshje. Duhet të kontrollojmë lojën.

Dybala? "Është mirë, kam folur mëngjesin e sotëm me të sepse pas 2-3 ndeshjesh është normale që të jetë pak i lodhur fizikisht dhe në aspektin psikologjik.

“Është një lojtar i rëndësishëm për ne. Mund të qëndrojë pushim në prag të Lazio-s. Më në fund jemi shumë tani dhe ka hapësira për t’i lënë të punojnë. Duhet të jetë gati si gjithë të tjerët”.

Chiellini? “Është stërvitur shumë mirë dhe është gati për ndeshjen e nesërme” tha Pirlo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco