Do arbitronte sfidën e Champions, infektohet me Covid gjyqtarja shqiptare

Do arbitronte sfidën e Champions, infektohet me Covid gjyqtarja shqiptare

18:48, 03/11/2020

Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta është infektuar me koronavirus. Arbitrja elbasanase rezultoi pozitive pas analizave të tamponit të fundit për COVID-19 që u krye nga zyrtarët e UEFA-s. Për rrjedhojë, ajo nuk mund të gjykonte takimin e Ligës së Kampioneve për femra mes Ferencvaroshit dhe Reisin Union, e cila po luhet aktualisht në Hungari.

Takimi i është besuar koleges së saj bullgare Dimitrina Milkova. Rusta mban stemën e FIFA-s duke qenë e para arbitre shqiptare e pranuar në institucionin më të lartë të futbollit botëror. (panoramasport).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco