Martini: Teuta do luftojë për titull!

Martini: Teuta do luftojë për titull!

17:29, 03/11/2020

Teuta hedh kandidaturën për titullin kampion ende pa u provuar në fushë.  Edi Martini, trajner i skuadrës bregdetare, në konferencën për shtyp pas premierës së kampionatit”

Teuta për titulli? "Edhe po të mos dua ta them, jeni ju që e keni trumbetuar. Është e pritshme diçka e tillë. Lojtarët që janë në ekip e çuan vetë stekën lart sezonin e shkuar, duke fituar Kupën dhe Superkupën. Natyrisht që mendimi është që të jemi për titullin kampion. Bashkë me djemtë mendojmë se do të jemi në luftë për titull deri në javën e fundit”.

Teuta, gati për startin: “Ka qenë një periudhë pak problematike, pasi çdo javë bëheshim gati të nisnim kampionatin.  Gjithsesi të shohim përpara, pasi ndeshja e parë e kampionatit është e rëndësishme. Mendoj se te Skënderbeu kanë djem të rinj mjaft të talentuar. Është një ekip që nuk ka çfarë humbet, që po ripërtërihet. Besoj se na pret një ndeshje e fortë, ndaj një ekipi me dëshirë, që vrapon shumë dhe mendoj se janë një ekip i denjë. Mendoj se jemi gati psikologjikisht dhe fizikisht”.

Pozicioni i Dejvi Bregut: “Dejvi është djalë inteligjent dhe mundet të luajë në çdo rol. Është vlerë e shtuar e skuadrës sonë dhe do të luajë aty ku do të kemi nevojë. Konkurrenca është pozitive. Vjet ktheja kokën nga pankina dhe e kisha të vështirë të hidhja një lojtar në fushë. Sivjet kemi shumë lojtarë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco