Sulmuesi gjerman e zbulon emrin: Ja kush e fiton Championsin këtë sezon!

Sulmuesi gjerman e zbulon emrin: Ja kush e fiton Championsin këtë sezon!

17:21, 03/11/2020

Sulmuesi i talentuar, Timo Werner beson se skuadra e Chelseas mund të fitojë trofeun e Champions Leagues.

“Blutë” vazhdojnë aventurën dhe ditën e mërkurë përballen me Rennes në garën me prestigjioze në Europë.

“Shpresoj. Mendoj se jemi në kohën kur çdo skuadër luan çdo tri ditë. Çdo skuadër që luan në Ligën e Kampionëve është e vështirë të mposhtët”.

“Kemi skuadër të madhe, shumë lojtarë të mirë, prandaj kemi qëllimin të shkojmë shumë larg në këtë garë. Jemi këtu për të fituar Ligën e Kampionëve dhe ky vit është i mirë dhe shpresëdhënës për ne. Ka edhe shumë ndeshje dhe ne duhet t’i menaxhojmë mirë”, tha Werner.

Chelsea nisi aventurën në Ligën e Kampionëve me barazim ndaj Sevillas, pastaj mposhti Krosnadarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco