Vllaznia e femrave fiton me meritë dhe kualifikohet në raundin tjetër të Champions

Vllaznia e femrave fiton me meritë dhe kualifikohet në raundin tjetër të Champions

17:02, 03/11/2020

Vllaznia e femrave ia ka dalë të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve. Shkodranet fituan pas goditjeve të 11-metërshave 3-2 ndaj ekipit kampion turk ALG Spor Kulubu.

90 minutat u mbyllën në barazim 3-3, me rivalet turke që iu afruan për pak kualifikimit historik në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, por në çastin e fundit Bajraktari vendosi baraspeshën, duke e çuar sfidën te penalltitë.

 “Ruleta ruse” nisi keq për Vllazninë pasi Megi Doçi goditi penalltinë e parë jashtë. Megjithatë, ALG Sport Kulubu nuk mundi ta shfrytëzonte këtë “dhuratë” duke gabuar në dy penallti. Franja, Bajraktari dhe Gjini firmosën kalimin me sukses të Vllaznisë në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve për femra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco