FOTO/ Challandes publikon listën e Kosovës për sfidat e nëntorit, ja risit dhe rikthimet

FOTO/ Challandes publikon listën e Kosovës për sfidat e nëntorit, ja risit dhe rikthimet

16:45, 03/11/2020

Trajneri i përfaqësuese së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit nëntor.

Kosova do të luaj miqësoren kundër Shqipërisë, më 11 nëntor dhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë, më 15 nëntor në Lubjanë dhe Moldavisë, më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tekniku, Challandes për këto tri ndeshja ka ftuar 27 futbollistë, ndërsa dy lojtarë i ka në listën rezervë.

Për herë të parë janë ftuar Betim Fazliji nga klubi zviceran, St.Gallen dhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili deri më tani ishte pjesë e Kombëtares U21. Ndërkohë, Bernard Berisha është rikthyer në listën e teknikut zviceran.

Dardanët do të grumbullohen më 9 nëntor në Durrës.

Lista:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco