Champions/ Grupi i Juventus për sfidën ndaj Ferencvaros,  ja dy rikthimet e rëndësishme

Champions/ Grupi i Juventus për sfidën ndaj Ferencvaros, ja dy rikthimet e rëndësishme

16:01, 03/11/2020

Java e tretë e fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve po afron dhe Juventus do të jetë në gjendje të llogarisë shërbimet e dy lojtarëve me peshë si Cristiano Ronaldo dhe Giorgio Chiellini.

I pari ishte pozitiv me Covid-19 dhe humbi dy ndeshjet e para në Ligën e Kampioneve kundër Dinamo Kiev (fitore 2-0) dhe FC Barcelona (humbje 2-0). I rikthyer në Serie A të dielën kundër Spezia-s (4-1), sulmuesi portugez arriti të shënonte dy gola.

Kundër hungarezëve të Ferencvaros, Cristiano Ronaldo do të përpiqet të bëjë diferencën. E njëjta histori për Giorgio Chiellini i cili kthehet nga dëmtimi dhe grumbullohet me grupin e skuadrës bardhezi. Në mesin e atyre që mungojnë janë Merih Demiral i pezulluar pas kartonit të kuq kundër Barcelonës, ?? Matthijs de Ligt, mungon për shkak dëmtimi, ndërsa Sami Khedira nuk është i grumbulluar për këtë kompeticion.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco