Lazio nuk grumbullon Strakoshën për ndeshjen me Zenitin në Champions League

Lazio nuk grumbullon Strakoshën për ndeshjen me Zenitin në Champions League

15:49, 03/11/2020

Lazio nesër udhëton drejt Rusisë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj vendasve të Zenit.

Mirëpo, trajneri Simone Inzagi do të ketë mungesa të rëndësishme siç janë Çiro Imobile, Lukas Leiva dhe Tomas Strakosha.

Të tre këta futbollistë kanë qenë pjesë e stërvitjes së sotme, por nuk janë përfshirë në formacionin titullar të Inzagit, ndërsa më pas kjo është kuptuar pasi ata nuk ishin në listën e të grumbulluarve.

E gjitha vjen si pasojë e disa rregullave të vendosura nga ana e UEFA-s, në lidhje me pasigurinë e tamponëve duke qenë se te Lazio situata në ditët e fundit ka qenë e nderë për shkak të COVID-19.

Në këtë mënyrë, Strakosha humbet sfidën e tretë radhazi me bardhekaltrit për shkak të situatës, ndërkohë mungesa e Imobiles i jep një shans më shumë Muriqit për të pasur më shumë minuta në dispozicion. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco