FOTO/ Uzuni fiton betejën me Covid-19, shpresë për takimin me Juventus

FOTO/ Uzuni fiton betejën me Covid-19, shpresë për takimin me Juventus

15:41, 03/11/2020

Lajme të mira vijnë nga Hungaria. Sulmuesi Ferencvaros, Myrto Uzuni ka fituar betejën me Covid-19.

Lajmi u dha nga vetë futbollisti beratas përmes një postimi në Instastory, të cilën e shoqëronte me mbishkrimin: Më në fund u riktheva!

Akoma nuk dihet nëse Uzuni do të aktivizohet ndaj Juventusin në Ligën e Kampioneve ditën e nesërme.

Sulmuesi 25-vjeçar ka munguar në sfida të rëndësishme për klubin e tij në kampionat gjithashtu dhe në Champions ku Ferencvaros është sfiduar me Barcelonën dhe Dinamo Kiev.

Një lajmi i mirë, ky edhe për teknikun e kombëtares shqiptare, Edi Reja i cili mund të mbështetet te cilësitë e Uzunit për sfidat e muajt nëntor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco