Koeman: Nuk jam dakord me Setien, Messi është lojtar i jashtëzakonshëm!

Koeman: Nuk jam dakord me Setien, Messi është lojtar i jashtëzakonshëm!

15:20, 03/11/2020

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Dinamon e Kievit në Ligën e Kampioneve, ku foli për shumë tema: "Duam të vijomë me fitoret në Ligës e Kampionëve, të luajmë mirë, të krijojmë shanse dhe të shënojmë për të fituar."

Dinamo Kiev me shumë raste pozitive me Covid-19?

"E dimë që ata kanë probleme të shkaktuara nga Covid. Kanë bërë teste të tjera dhe po presin rezultatet, shpresojmë që të jenë të gatshëm  për nesër."

Projekti i ri i Barcelonës?

"Kam shumë komente pozitive, jemi skuadra që krijon më shumë shanse në çdo ndeshje. Duhet të rrisim efektivitetin tonë në zonën e kundërshtarit. Kemi shumë cilësi dhe mund të përmirësohemi. Gjëja pozitive është që po afrojmë shumë lojtarë të rinj në skuadër. Në La Liga duhet të fitojmë më shumë ndeshje”.

Setien tha se Messi është një lojtar i vështirë për tu menaxhuar

"Leo është një lojtar i jashtëzakonshëm, më i miri në botë. Unë e shoh çdo ditë në stërvitje, ai ka një karakter fitues. Ai është kapiteni ynë, flasim gjithmonë me njëri-tjetrin. Unë nuk jam dakord me Setien, por secili ka mendimin e tij ”.

Përforcimet në janar?

"Të gjithë e dinë se çfarë mendoj. Na mungon një sulmues, por gjithçka varet edhe nga situata ekonomike e klubit. Unë nuk dua ta detyroj klubin, punojmë me ato që kemi”, përfundoi Koeman

Rikthimi i ter Stegen: “Marc është mirë, ai është stërvitur me grupin për gati një javë dhe ne e shohim në gjendje të mirë. Ka qenë larg një kohe të gjatë, por po punon mirë. Nesër kemi seancën tonë të fundit do të shohim nëe do të grumbullohet për ndeshjen me Dinamon e Kievit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco