Mosha nuk ka rëndësi, Milani përgatit rinovimin e kontratës së Ibrës

Mosha nuk ka rëndësi, Milani përgatit rinovimin e kontratës së Ibrës

15:28, 03/11/2020

Zlatan Ibrahimoviç do të luajë me fanellën kuqezi edhe përtej 40 viteve që do të ketë mbi shpatulla.

Kjo nuk është më një hipotezë, por diçka që po merr formë dita-ditës.

Milani po mendohet për rinovimin e yllit suedez, ku kontrata e tij i skadon në fund të këtij sezoni.

Për rinovimin e kontratës, në këndvështrimin teknik, dyshimet janë pothuaj aspak, ndërsa në atë ekonomik një dorë për klubin mund të vijë nga dekreti i pasojave të lehtësimeve tatimore.

Si një shtetas i huaj që banon në Itali për të paktën dy vjet, Ibra do të gëzonte lehtësime që nuk janë veçse indiferente, të cilat do të lejonin që paga e tij të mos rëndonte shumë në llogaritë e “Casa Milan.”

Gjiganti suedez e kishte deklaruar në formë batute pas magjisë së kryer ndaj Udineses, se Maldini do t’ia kishte dhënë menjëherë stilolapsin për ta firmosur kontratën.

Klubi kuqezi po mendon seriozisht rinovimin e Donarumës dhe të Calhanoglu, gjithashtu dhe të Ibrahimovic i cili është kryesori i ecurisë pozitive të këtij Milani.

Vullneti dhe dëshira e dy palëve është e qartë që me Ibrahimovic Milani të shkojë në Champions dhe për këtë arsye po pritet një takim me agjentin e sulmuesit 39-vjeçar, Mino Raiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco