Katër xhudistë nga Kosova në kampionatin e Kroacisë

Katër xhudistë nga Kosova në kampionatin e Kroacisë

15:19, 03/11/2020

Xhudistët e rinj marrin pjesë në evropianin U-21 dhe U-23 “Poreç 2020”.

Katër xhudistë të rinj do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian për grupmoshat U-21 dhe U-23, që mbahet në Poreç të Kroacisë.
Për U-21, kampionati mbahet prej 4-6 nëntor, ndërsa për U-23 prej 9-10 nëntor 2020.
Laura Fazliu do të marrë pjesë në të dyja kampionatet në kategorinë deri në 63 kilogramë, sikuarse Erza Muminoviq (-63 kg) dhe Arbër Kullashi (-81 kg).
Flaka Loxha do të marrë pjesë vetëm për U-23 në kategorinë -57 kg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco