Këta janë futbollistët e kombëtares që luajnë në tri ndeshjet e nëntorit

Këta janë futbollistët e kombëtares që luajnë në tri ndeshjet e nëntorit

15:15, 03/11/2020

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e muajit nëntor; miqësoren kundër Shqipërisë, më 11 nëntor  dhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë, më 15 nëntor në Lubjanë dhe Moldavisë, më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Përzgjedhësi Challandes për këto tri ndeshja ka ftuar 27 futbollistë, si dhe dy lojtarë i ka në listën rezervë. Për herë të parë janë ftuar Betim Fazliji nga klubi zviceran, St.Gallen dhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili deri më tash ishte pjesë e Kombëtares U21. Dardanët do të grumbullohen më 9 nëntor në Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco