Atletico Madrid zyrtarizon ish-mesfushorin e Interit

Atletico Madrid zyrtarizon ish-mesfushorin e Interit

15:07, 03/11/2020

Geoffrey Kondogbia është zyrtarisht lojtar i Atletico Madridit.

“Los Colchoneros”, përmes faqes së tyre zyrtare, kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me Valencian për transferimin e mesfushorit francez.

Kondogbia ka nënshkruar me Atleticon deri në vitin 2024.

Klubit madrilen iu dha mundësia për të ndërhyrë në merkato për shkak të çështjes “Thomas Partey”.

Ganezi  u largua pas ndërprerjes së njëanshme të kontratës në orët e fundit të tregut të transferimit të verës, pasi Arsenali pagoi klauzolën e largimit.

Në këtë mënyrë, skuadra e Simeones, në bazë të rregullave të vendosura në Spanjë, kishte edhe një muaj kohë për të blerë një futbollist brenda futbollit spanjoll.

Që kur nisi bisedimet me skuadrën e Simeones, ish-mesfushori i Interit nuk u përfshi më në formacionin e Valencias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco