Manchester City nuk i ndahet Leo Messit, përgatit një ‘sulm’ për futbollistin

Manchester City nuk i ndahet Leo Messit, përgatit një ‘sulm’ për futbollistin

11:15, 03/11/2020

Edicioni i sotëm i ‘The Telegraph’ siguron që Manchester City është duke përgatitur një 'sulm' të ri për Leo Messin.

Sipas tyre klubi anglez është duke përgatitur një parakontratë që do ti dorëzohet atij para se të rihapet tregu në janar 2021.

Manchester po përpiqet përsëri të nënshkruajë me kampionin argjentinas pas përpjekjes së dështuar verën e kaluar dhe në lidhje me situatën aspak të qetë të klubit katalanas i menaxhuar aktualisht nga një Komision dhe në pritje të zgjedhjeve presidenciale pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeu.

Disa javë më parë erdhën sinjalet e para nga Omar Berrada, drejtori i operacioneve financiare të Manchester City.

"Ai është një talent i pabesueshëm, i cili mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në çdo klub, brenda dhe jashtë fushës. Është lojtari më i mirë në botë dhe më i miri i brezit të tij. Unë mendoj se çdo klub në botë do të donte ta kishte atë të punësuar. Nëse Messi largohet nga Barça, ne do të shqyrtojmë mundësinë e nënshkrimit të tij " është shprehur Berrada. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco